Një Gjykatë në Amerikë ka hedhur poshtë thirrjen e Ed Sheeran në gjyq për një padi që e akuzon atë për kopjimin e pjesëve të këngës “Let’s Get It On” të Marvin Gaye.
Në vendimin e lëshuar të enjten, gjykatësi i rrethit Louis Stanton tha se një juri muzikore duhet të vendosë nëse është kopjuar tingulli nga Ed Sheeran ose jo.
Ai tha se gjeti “ngjashmëri të konsiderueshme në disa prej elementeve muzikore të dy veprave”, por Sheeran mohon përdorimin e pjesëve të këngës së vitit 1973 për hitin e tij “Thinking Out Loud”.
Padia ndaj Sheeran është bërë nga Sony / ATV Music Publishing dhe Atlantic Records në bazë të ligjeve të autorësisë, pasi ata konsiderohen si trashëgimtarët e producentit Ed Townsend, i cili bashkë-shkroi Let’s Get It On me Gaye.