Ed Sheeran ka njoftuar se ai do të kthehet me një këngë të re nesër (21 Dhjetor) – prurja e tij e parë muzikore në gati 18 muaj, njofton Insajderi.
Hera e fundit që dëgjuam këngë të reja nga Sheeran ishte nga albumi “No.6 Collaborations Project”, ku solli bashkëpunime me artistë si Stormzy, Justin Bieber, Camila Cabello, Cardi B e të tjerë.
Lajmin e mirë e dha vetë këngëtari me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram ku shkruante, “11 am GMT nesër. Një dhuratë Krishtlindjesh”. /Insajderi.com
View this post on Instagram