Edhe Adele bie pre e akuzave për shfrytëzim të kulturës me bikini e saj me flamur të Jamaica’s dhe me mënyrën se si i ka lidhur flokët.

Edhe Adele bie pre e akuzave për shfrytëzim të kulturës me bikini e saj me flamur të Jamaica’s dhe me mënyrën se si i ka lidhur flokët.

Adele u bë qendër e kritikave pasi postoi një fotografi të saj në festivalin e karnevaleve të Notting Hill.

Këngëtarja e postoi një fotografi në Instagram për të treguar humbjen e madhe të peshës kur po pozonte në një bikin me flamurin e Jamaica’s dhe me flokët e lidhura në një model afrikan që quhet ‘nyjet Bantu’.

“E lumtur për atë që do të ishte Notting Hill Carnival në Londrën time të dashur” ka shkruar Adele në shënimin poshtë kësaj fotografie.

Shumica e adhuruesve të këngëtares e lavdëruan atë për humbjen drastike të peshës, mirëpo të tjerët e akuzuan që kishte përdorur elemente të kulturës së njerëzve me ngjyrë, për përfitime të saj.

“Të dashur njerëz të bardhë, të lutem bëhuni vetja dhe mos tentoni të e vlerësoni kulturën tonë. Modeli i flokëve të saj është i panevojshëm. Të lutem ndaloni”, ka shkruar një ndjekës./Insajderi.com

Burimi: Mirror