
Në “Për’puthen” hyn dhe po nuk gjete dashurinë, gjen thirrjen e brendshmë për tu marrë me muzikë. Të paktën këtë paternë kemi parë me Melisa Lleshin, Ana Lleshin, Arsim Abdulin…
Postimi i fundit i Arjan Konomit la të gjithë ndjekësit e tij të mendojnë se ai po planifikon t’i futet muzikës.
Pas paraqitjes së tij si figurant në videoklipin e Mevlan Shabës, ai kuptoi se qëllimet e tij artistike janë më të larta se kaq dhe se po bashkëpunon me Sinan Hoxhën për t’i arritur.
“Pas zhgënjimit me Mazllëmin që më përdori thjesht si figurant në videoklipin e tij dhe dëshirat e mija artistike janë më të larta, tani po flas për një bashkëpunim tjetër me këtë figurën këtu, apo jo Sinan Hoxha?”, thotë Arjani në një video ku shfaqet edhe Sinani. /Insajderi.com