Edhe ky personazh i dashur do të jetë pjesë e rikthimit të “Sex and The City”

Edhe ky personazh i dashur do të jetë pjesë e rikthimit të “Sex and The City”

Aidan Shaw rikthehet në episodat e reja të serialit hit “Sex and The City”!

Ylli i “Sex and the City” John Corbett zbuloi për Page Six se ai do të përsërisë rolin e tij si i ish-fejuari i Carrie Bradshaw, Aidan Shaw, në rikthimin e shumë pritur të shfaqjes, njofton Insajderi.

“Do të jem në shfaqje”, tha ai për Page Six, duke shtuar se kjo është shumë emocionuese për të.

Sa i përket episodeve në të cilat do të shfaqet, Corbett tha: “Mendoj se mund të jem në disa”. /Insajderi.com