Edhe Leonardo DiCaprio fshihej nga e ëma kur tymoste duhan

Edhe Leonardo DiCaprio fshihej nga e ëma kur tymoste duhan

Aktori dhe producenti amerikan Leonardo DiCaprio u përpoq ta fshehë zakonin e tij të pirjes së duhanit nga nëna e tij Irmelin Indenbirken, e cila është gjithashtu një aktore dhe producente në vitet 1990 kur ishte në fillim të të 20-ave, njofton Insajderi.

Daily Mail, duke cituar fotografin Steve Eichner, raportoi se në vitin 1994 fotografoi aktorin në një klub duke blerë diçka nga një vajzë që shiste cigare dhe karamele, megjithatë, ylli i Titanikut nuk ishte i lumtur për këtë.

Fotografi pretendoi se aktori erdhi tek ai dhe kërkoi të mos e përdorte këtë foto. Kur u pyet se çfarë ishte çështja me këtë foto, ai tha, “Unë po blija cigare dhe nuk dua që nëna ime të dijë se unë pi duhan”.

Sipas raportit, aktori  është jashtëzakonisht i afërt me nënën e tij.

Ndërkohë, Leo u pa në plazhet e Malibu me të dashurën e tijj Camila Morrone, ku çifti festoi Ditën e Punës gjatë fundjavës.

Ylli i Titanikut dhe Camila u lidhën për herë të parë në vitin 2017 dhe që prej asaj kohe janë bashkë. /Insajderi.com

Burimi: Geo TV