fbpx

Edhe Leonora Jakupi reagon pas dorëheqjes së Haradinajt

Edhe Leonora Jakupi reagon pas dorëheqjes së Haradinajt

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, ka reaguar ndaj dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e morri këtë vendim për shkak të ftesës që ia bëri Gjykata Speciale.

Leonora Jakupi në një postim në llogarinë e saj në rrjetin e saj social Instagram, ka publikuar një fotografi ku shihet në prapavijë ndërtesa e Gjykatës Speciale, ndërsa ia kishte vizatuar një X.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot me një njoftim të papritur njoftoi se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i Kryeministrit.