Edhe një fëmijë të tretë? Çifti shpalos planet për zgjerimin e familjes

Edhe një fëmijë të tretë? Çifti shpalos planet për zgjerimin e familjes

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë ndër çiftet më të dashura për publikun kosovar.

Ata kanë dy fëmijë, Amelin dhe Duam.

Familja e tyre është aq e lumtur, por nga fansat janë pyetur se nëse kanë plane për një fëmijë të tretë.

Dyshja në një intervistë për “Express Rozë”, thanë se familja e tyre nuk do të zgjerohet më tej, duke thënë se dy fëmijë janë mjaft për ta.

Sipas tyre, për një fëmijë duhet të kesh kohën e mjaftueshme për dedikim ndaj tij, dhe thanë nuk është që nuk do të donin por që janë dhe të zënë me obligime.

“Për momentin jemi mirë me kaq. Ideja është që nuk është puna të bësh një fëmijë dhe ta lësh të rritesh. Fëmija do kohën tënde fizike, kohën tënde cilësore, energjinë tënde, dedikimin tënd, fëmija formohet më shumë prezenca nga prindit, të paktën kështu e shohim të dy janë mjaftueshëm do thosha unë, fëmija i tretë janë bizneset, projektet e tjera që kemi krijuar”, deklaroi Miriami.

Ndërsa, Albani shtoi duke qeshur:“Jam unë fëmija i tretë se dola jashtë loje fare”.

Dyshja së bashku që prej një viti nuk kanë sjellur projekt muzikor së bashku, por që i fundit i tyre ishte ai me titull “Duamë”, i shoqëruar me videoklip të realizuar, ku gjitha vargjet janë kushtuar ndaj njëri-tjetrit, dhe tani më kënga ka marrë mbi 27 mijë klikime. /Insajderi.com