Reperi kosovar, Fero nuk do të jetë më pjesë e On Records. Këtë e kanë bërë publike në profilet e tyre në rrjetet sociale.
Marrëveshjen e kanë nënshkruar tek noteri, ndërsa ndarja mes tyre duket se është paqësore.
“Fansa , Dashamir , Miq te dashur dua te ju lajmroj qe nga sot kemi perfunduar kontraten me kompanin “On Records” ku jemi nda miqsisht me nje marveshje te re ku une do te vazhdoj si nje Artist i pamvarur .
Por dhe On Records ka te drejten te rezervoj data per mua . Faleminderoj Fansat per supportin dhe nje ashtu Kompanin per punen e pa lodhshme” thuhet në njoftimin e Feros.