Talk Show- i, “Për’puthen” për shumë protagonistë cilësohet si mundësi që e shfytëzuan për famë e për të arritur qëllime tjera.
Fansat theksojnë se “Kush del nga ‘Për’puthen’, po bëhet këngëtar, është pikërisht qëllimi që shumë prej konkurentëve pas daljes nga emisioni kanë lansuar projekte muzikore e disa janë edhe drejt kësaj rruge.
Fama që morën nga ekrani televiziv i TopChanel përmes ‘Për’puthen’, me pak fjalë bëri që të arrijnë atë që deshën.
Së pari ishte Melisa Lleshi, e cila tani më ka publikuar dy këngë, e që kanë marrë goxha klikime.
Pas kësaj, ish- konkurentja Ana Lleshi, erdhi gjithashtu me paralajmërimin e një projekti muzikor, ku protagonist do të jetë Atdhe Xheravina, e cila do të publikohet në ora 18;00, më 14 maj.
Por, “talenti i fshehur” për të kënduar nuk mbaroi.
Një tjetër konkurrente i është futur gjithashtu botës së muzikës.
Është fjala për, Antonela Berishaj. Ajo ka paralajmëruar në program se do të publikoj një projekt muzikor në bashkëpunim me ish- konkurentin, Arsim Abduli.
Kjo gjë sqaroi takimet që janë bërë mes tyre në kohën e fundit.
Antonela theksoi se nuk është hera e parë që merret me muzike pasi tha se ka kënduar para shumë viteve, por ka pauzuar për shkak të studimeve në Itali.
Ndërsa, nuk mund të themi se nuk do të ketë konkurrent tjetër që nuk do ta shfrytëzoj famën për t’u futur në industrin e muzikës. /Insajderi.com