Edhe një studim tjetër i thotë po pirjes së kanabisit

Edhe një studim tjetër i thotë po pirjes së kanabisit

Një studim i ri i lëshuar në muajin janar, nga Akademitë Kombëtare të Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë ndihmon në një përmbledhje të asaj se çfarë dihet dhe ndoshta çka është më e rëndësishme, ajo se cfarë nuk është zbuluar mbi shkencën e kanabisit.

Kanabisi është e përcaktuar si drogë e klasit të dytë.

Marihuana mund të rrisë të rrahurat e zemrës

Brenda disa minutash të inhalimit të marihuanës, të rrahurat e zemrës mund të rriten rreth 20 deri në 50 rrahje në minutë. Kjo mund të zgjasë nga 20 minuta deri në tre orë, sipas Institutit Kombëtar për abuzimin e drogës.

Marihuana gjithashtu mund të ndihmojë në lehtësimin e disa llojeve të dhimbjes

Marihuana përmban kanabidiol, ose CBD – dhe kjo kimkale përderisa nuk ju drogon, mendohet të jetë përgjegjës për shumë nga efektet terapeutike të marihuanës, si lehtësimi i dhimbjeve ose potencialisht trajtimi i llojeve të caktuara të epilepsisë tek fëmijët.

Marihuana ndihmon në dhimbjen e sëmundjes inflamatore të zorrëve

Disa njerëz me sëmundje inflamatore të zorrëve si koliti i Crohn mund të përfitojnë nga përdorimi i marihuanës, sugjerojnë studimet.

Marihuana gjithashtu mund të jetë e dobishme në kontrollimin e krizave epileptike

Një droge e quajtur Epidiolex, lloj i marihuanës e cila përmban CBD, mund të jetë në rrugën e saj për t’u bërë e para e këtij lloji, për të fituar miratimin nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për trajtimin e formave të rralla të epilepsisë tek fëmijët.

Por ajo mund të ju humb bilancin tuaj

Marihuana mund të luaj me ekuilibrin tuaj, pasi ajo ndikon në aktivitetin e trurit të vogël dhe në qendrën kryesore, dy zona të trurit që ndihmojnë në rregullimin e ekuilibrit, koordinimit, reflekseve dhe sjelljes.

Marihuana gjithashtu mund të ndërhyjë në mënyrën se si ju krijoni kujtime

Marihuana mund të luajë me kujtesën tuaj duke ndryshuar mënyrën se si truri juaj përpunon informacionin, por shkencëtarët ende nuk janë të sigurt se në ç’mënyrë ndodh kjo. Megjithatë, disa studime sugjerojnë se marihuana ndërhyn me kujtesën afatshkurtër, dhe studiuesit kanë ende punë për të parë më shumë nga këto efekte tek përdoruesit e papërvojë ose të rrallë, se sa në përdoruesit e rregullt të kanabisit.

Dhe ju ndihmon të humbni sensin e kohës

Njëra ndër efektet më të përmendura nga marihuana është shpejtimi apo më shpesh ngadalësimi i kohës.
Në një studim të vitit 1998 që përdorte imazhe rezonancë magnetike për t’u përqendruar në trurin e vullnetarëve në THC, autorët vunë re se shumë kishin ndryshuar rrjedhjen e gjakut në tru, i cili me shumë gjasa luan një rol në konceptin tonë të kohës.

Marihuana gjithashtu mund ti skuqë sytë.

Meqë marihuana i bën që enët e gjakut të zgjerohen, ajo skuq sytë e njeriut, raporton the Independent.

Disa mendojnë se marihuana mund të ndihmojë në një performancë më të mirë atletike

Disa atletë, sidomos ato sporte me rezistencë dhe sportet disa të tjera të aventurave, thonë se përdorimi i marihuanës mund të ndihmojë në performancën më të mirë atletike. Kjo mund të jetë për shkak të efekteve anti-inflamatore ose lehtësuese të dhimbjes që e bëjnë më të lehtë një stërvitje të gjatë apo për t’u rimarrë nga një lojë.