Nga shumë fytyra publike që u prekën nga virusi ishte edhe këngëtarja shqiptare, Anxhela Peristeri, njofton Insajderi.
E ftuar në emisionin “ABC e Pasdites”, këngëtarja zbuloi se para pak kohësh kishte rezultuar pozitive për Coronavirus. Apo po nisej në Greqi, dhe tësti që paraprakisht kishte bërë doli negativ. Sipas protokollit, në aeroport ajo bëri një test përgjigjen e të cilit e mori brenda 24 orësh. Ky i dyti rezultoi pozitiv dhe u desh të karantinohej për 14 ditë në Selanik, në një dhomë hoteli.
“Po e them tek ty. U nisa për në Greqi dhe në aeroport të bëjnë një test ku brenda 24 orëve merr përgjigje. Pavarësisht se unë kisha bërë test edhe para se të nisesha dhe rezultova negative. Ata ma shpjeguan se virulenca ndonjëherë është e vogël dhe nuk del në tampon. Duke qenë se isha në Selanik në protokollin e qeverisë greke duhet të karantinohesha 14 ditë në një dhomë në një hotel covid. Izolimi ishte strik, nuk lejohej që të dilje as në korridor, jashtë fare, por kushtet ishin shumë të mira”, ka treguar Anxhela.
Ndonëse ajo ishte mirë me shëndet dhe nuk shfaqi simptoma shqetësuese, izolimi ishte mjaft i tmerrshëm për të sidomos ditët e fundit. Kohën e kalonte duke ndjekur filma dhe programe, dhe kurajë i jepte fakti që ajo nuk është sëmurë, si të tjerë që po përballen me sëmundjen.
“Fundi ka qenë më i tmerrshëm. Filmat, programet kane qenë ndihmesë, por mendoja që të paktën ti je në rregull, nuk je sëmurë, ka njerëz që janë në spital në këto momente. I jepja vetes në këtë mënyrë forcë. Ata dy njerëzit që nxore në program, Maria e Jani, më vinin çdo ditë poshtë ballkonit, më sillnin gjëra, më sillnin energji pozitive”, tregoi më tej këngëtarja.
Frika e saj më e madhe ishte për familjen, për prindërit që sic tha ajo janë në moshë të thyer dhe tek vëllai i saj. /Insajderi.com