
Reperi algjerian, Abderraouf Derradji i njohur si Soolking ka ndarë me ndjekësit e tij në “Instagram” një imazh ku u bënë lutje të gjithëve të ndihmojnë shqiptarët e prekur nga tërmeti i kësaj të marte.
Në imazhin që e ka bërë publik në “InstaStory” shihen statistikat e fondit online që është hapur në “GoFundMe” të cilat deri tash kanë kapur shifrën prej miliona eurove, shkruan Insajderi.
29-vjeçari ia ka bashkëngjitur imazhit dy emotikona, një ku shfaqen dy duart e bashkuara e që e ka kuptimin e lutjes dhe shpresës ndërsa tjetri, një trëndafil i kuq i cili në këtë rast e ka kuptimin e të prekurit thellë emocionalisht.
Për ju që nuk e njihni, Soolking është bërë i njohur tek shqiptarët fal bashkëpunimit me këngëtaren nga Kosova, Dhurata Dora.

© Soolking [instagram]
/ © Insajderi /