Sharon Stone pati shumë komente të mira për figurën e saj që po sfidon moshën që ka. Aktorja Debi Maza i komentoi “E bekuar” ndërsa ylli britanik, Elizabeth Hurley i komentoi, “Sa këmbë të mahnitshme”, shkruan Fox News, transmeton Insajderi.
Në fotografinë që Stone publikoi shihet e veshur me një bodysuit, këmishë mëndafshi sipër dhe një pale take ngjyrë të verdhë.
View this post on Instagram
Jo rrallë herë, aktorja flet për moshën e saj. Vetëm muajin e kaluar ajo diskutoi për jetën e saj si e famshme dhe foli pak për jetën e saj romantike që ajo e cilëson si ‘komedi’.
Vitin e kaluar, aktorja ishte dëbuar nga aplikacioni për takime romantike Bumble, sepse nuk besonin se ishte në të vërtetë ajo.
Aktorja, e cila është nënë krenare e tre djemve, tha se kishte një qasje më të relaksuar kur vinte puna tek jeta romantike tash që ka disa vjet mbi supe.
“Mendoj se zgjedh vet se si do të plakesh”, tha ajo. “Jam e sigurt se fati im është i shkruar, dhe tani po pranoj me aq integritet sa mundem dhe jam e hapur ndaj rritjes”.
E sa i përket statusin seks simbol, ajo është më se e vetëdijshme se është një titull që do ta mbajë përgjithmonë. /Insajderi.com