Pasi më në fund u qetësua situata mes Edit dhe Adës, dyshja e njohur e programit “Për’Puthen” gjen veten edhe në një skandal tjetër.
Sot, Eduard Kuçi ka lajmëruar në rrjetin e tij social në Instagram se ai dhe Ada janë përjashtuar nga emisioni “Për’puthen”.
Kjo për arsyeje sepse janë zënë mat duke darkuar së bashku në një restaurant dhe ka foto të tyre si provë.
Sa i përket kësaj fotoje, Edi akuzon konkurrenten tjetër të “Për’Puthen”, Ritvanën, se ishte ajo që publikoi këtë.
Ai tha se erdhi tek tavolina e tyre dhe i’u tha që të kenë kujdes e të mos shihen nga dikush i emisionit, ndërsa ish vetë ajo që i ka publikuar fotot.
“Jena përjashtu shkaku, se na kanë nxan në restorant tu hongër bukë. Janë disa persona që janë të emisionit që kanë qenë aty edhe flasin që na nuk i kena nxjerr fotot, po ata kanë qenë të vetmit persona që jon ardh te na dhe na kanë fol e na kanë thon rujuni mos ju nxon dikush, amo janë kon ata që na kanë bërë foto, pra Ritvana. Unë e Ada e pranojmë që jena kanë bashkë, si njoh mirë vendet këtu”, shprehet Edi.
Nga ana e Ritvanës nuk ka akoma kundër përgjigje, madje as Ada nuk ka dhënë mendim personal mbi këtë situatë, por të gjitha mbeten të shihen në të ardhmen. /Insajderi.com