Edi Rama pret në takim Dua Lipën: Çfarë çike

Edi Rama pret në takim Dua Lipën: Çfarë çike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë së këngëtarja shqiptare Dua Lipa, ka kapur qiellin e botës muzikore dhe s’ka nevojë për koment, shkruan Insajderi.

Rama në Facebook ka thënë së Dua me siguri është krenaria e lumturia e prindërve dhe e gjithë familjes së saj.

”DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju. Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur.

Ai më tej, ka thënë se për të Dua mbetet gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike”.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare e shoqëruar nga i dashuri i saj, Anwar Hadid dhe familja, kanë vizituar kryeqytetin shqiptar dhe janë takuar me disa nga figurat publike.

Në një vizitë të befasishme dhe pa paralajmërim, Dua Lipa, të premten ateroi në Tiranë./Insajderi.com