Për muaj me radhë, moeratorja e emisionit “Open”, Eni Vasili arriti të mbajë larg vëmendjes së publikut lajmin e saj për shtatzëni, derisa Edi Rama, zbuloi atë detaj për detaj, njofton Insajderi.
Në nisje të “Open”, kryeministri Edi Rama uroi moderatoren për lajmin e bukur dhe ishte ai që zbuloi se ajo po pret binjakë, madje tregoi edhe gjininë.
“Më vjen mirë që të shoh nga afër se doja të të uroja për pritjen. Të pata shumë zili kur dëgjova që ke dy dhe akoma më shumë që i ke vajza. Të uroj vetëm të mira. Eni ka dy vajza binjake që i pret. Kjo nuk është gënjeshtër e 1 prillit”, u shpreh Rama.
Më pas, Eni konfirmoi edhe lajmin e shtatzënisë që e zbuloi kryeministri, duke thënë, “Po e konfirmoj unë vetë tani. Është zyrtarisht e vërtetë. Jam shumë e lumtur për këtë”. /Insajderi.com