Edit i publikohet fotografia me “të dashurën” jashtë ‘Për’puthen’

Edit i publikohet fotografia me “të dashurën” jashtë ‘Për’puthen’

Emisioni “Për’Puthen”, tashmë ka startuar dhe qysh në fillimit e saj të papritura nuk kanë të ndalura.

Ashtu si në edicionin e kaluar edhe në ketë tashmë ka kritika se gjithçka është skenar dhe disa nga konkurrentët kanë lidhje jashtë.

Kjo për arsyen se së fundmi është publikuar një fotografi e konkurrentit nga Kosova, Edit ku pretendohet se ai është në lidhje dashurie jashtë “Përputhen”.

Këtë e ka bërë publike, faqja në Instagram “Demaskojnë Përputhasit” teksa një ndjekës i faqes së tyre ia ka dërguar foton gjithashtu i ka lënë edhe një mesazh.

“Përshëndetje të nderuar. Desha të ju përshëndes dhe të dergoj një foto nga Aeroport i Prishtinës. Me datën 26.09 2021 rreth orës 15:50, Eduarti me të dashurën e tij. Ajo vajza ishte duke udhëtuar për në Zvicër saktësisht për në Basel isha edhe unë me të njëjtën kohë, po ashtu edhe në të njëjtin aeroplan për në Basel.

Kisha pas dëshirë që këtë foto ta publikoni në TV. Jam një milionë për qind e sigurt që është e dashura e tij, për fat të keq nuk kam mundur të bëjë një foto tjetër kur është përshëndetur (përqafuar dhe puthur në buzë me Eduartin). Me të kishte edhe disa udhëtar që me penguan të bëja foto tjera. Ju përshëndes nga zemra me respekt.(Anonim)”, ka qenë mesazhi që ka shkuar në llogari të kësaj faqe.

Kjo nuk është hera e parë që ai është përfolur për një lidhje jashtë programi.

Edi është akuzuar edhe me parë për një lidhje jashtë, por një gjë të tillë nuk e ka pohuar as mohuar ende./Insajderi.com