Duaje tënden

Edona Llalloshi kritikon ata që po mbështesin platformën “Shqip Vibes” e jo atë që kishte lansuar para 5 vitesh

Edona Llalloshi kritikon ata që po mbështesin platformën “Shqip Vibes” e jo atë që kishte lansuar para 5 vitesh

Apple Music së fundi ka krijuar platformën muzikore, ‘Shqip Vibes’, njofton Insajderi.

Këngëtaret shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa, ishin ato që fillimisht frymëzuan krijimin e këtij aplikacioni.

“Këngëtaret me prejardhje shqiptare si Rita Ora dhe Dua Lipa, ishin ato që vunë në hartë vendin e tyre në hartën globale dhe artistë nga ky vend “pishinë e pafundme me talente”, po vënë veten në qendrën e vëmendjes. Ky miks i këngëve ritmike urban/pop po sjell rrymën infektuese të shqipes, qoftë për një mbrëmje të qetë me shoqëri në shtëpi ose si mënyrë për të nxitur festën para se të niseni për klub të natës”, thuhet në shënimin e editorit, në prezantimin e “Shqip Vibes”.

Ndonëse disa e kishin cilësuar si “sensacional” dhe “inovacion”, Edona Llalloshi e ka të vështirë ta pranojë këtë, dhënë faktin që një platformë e tillë ishte lansuar 5 vite më parë me emrin “Premier Songs”, njofton Insajderi.

“Premier Songs” si koncept kishte ekzistuar që 5 vite, e 3 vjet funksionon si aplikacion në App Store dhe Google Play, mirëpo mbështetja e publikut kishte qenë e vogël.

“Kurse një platformë të tillë të quajtur Premier Songs ne e kemi plasuar qysh para 5 viteve si lajm e qe 3 vite jemi në funksion në të dy platformat App Store dhe Google Play, dhe përkrahja e shoqërisë tonë gjithashtu e komunitetit muzikorë si dhe institucionale ka qenë dhe vazhdon pothuajse të jetë ZERO, me lloj lloj arsyetimesh”, shkruan Edona në një postim në llogarinë e saj në Instagram.

Edona Llalloshi si zëdhënëse e platformës muzikore digjitale “Premier Songs”, thotë se ka pasur pengesa gjatë rrugës, dhe kjo platformë nuk mori kurrë vëmendjen e duhur.

“Ky lajm i sotshëm na bën të besojmë se shoqëria jonë e sidomos komuniteti artistik po edhe institucional vetëm flasim por nuk ndërmarim asgjë përkundrazi vendosim edhe pengesa që një ide e mirë sado që të jetë inovative dhe e dobishme për këtë lloj veprimtarie të mos ketë sukses”.

“Ja pra, këta jemi ne vetëm vrapojmë pas suksesit të dikujt tjetër për ta kopjuar dhe nuk jemi në gjendje aspak sidomos rinisë tonë t’i bashkangjitemi gjatë rrugëtimit të tyre për të arritur në një pikë të caktuar. Faleminderit dhe e gëzofshim inovacionin më të ri në tregun tonë, të cilin e kemi pas dhe e kemi te dera e shtëpisë”, këngëtarja përfundon shkrimin e saj. /Insajderi.com

View this post on Instagram

Reagim Ndaj një lajmi që po qarkullon kinse na qenka inovacion “sensacional” platforma Shqip Vibes • Kurse një platformë të tillë të quajtur Premier Songs ne e kemi plasuar qysh para 5 viteve si lajm e qe 3 vite jemi në funksion në të dy platformat App Store dhe Google Play, dhe përkrahja e shoqërisë tonë gjithashtu e komunitetit muzikorë si dhe institucionale ka qenë dhe vazhdon pothuajse të jetë ZERO, me lloj lloj arsyetimesh. Ky lajm i sotshëm na bën të besojmë se shoqëria jonë e sidomos komuniteti artistik po edhe institucional vetëm flasim por nuk ndërmarim asgjë përkundrazi vendosim edhe pengesa që një ide e mirë sado që të jetë inovative dhe e dobishme për këtë lloj veprimtarie të mos ketë sukses. Ja pra, këta jemi ne vetëm vrapojmë pas suksesit të dikujt tjetër për ta kopjuar dhe nuk jemi në gjendje aspak sidomos rinisë tonë t’i bashkangjitemi gjatë rrugëtimit të tyre për të arritur në një pikë të caktuar. Faleminderit dhe e gëzofshim inovacionin më të ri në tregun tonë, të cilin e kemi pas dhe e kemi te dera e shtëpisë. Me respekt, Edona Llalloshi Zëdhënëse e platformës muzikore digjitale “Premier Songs”

A post shared by Edona Llalloshi Official (@edonallalloshi) on