Edona Llalloshi gjatë ditës së djeshme publikoi një projekt të ri të shoqëruar me videoklip nga EMF Production.
Këngëtarja që frymëzoi edhe artistët e sotëm, rikrijoi një nga këngët më të famshme, “Ditën e Hane” e këndur nga Gili, me tekst dhe orkestrim të Ilir Beranit, njofton Insajderi.
Gili dhe Ilir përveç se bashkë në jetën personale, ata bashkëpunuan ngushtë për vite të tëra edhe në muzikë. Kënga “Ditën e Hane” u lansua para 10 vitesh si pjesë e albumit “Fol për mua”.
Më poshtë mund të ndiqni projektin e plotë të Edona Llalloshit. /Insajderi.com