Efekti Khloe: Përdoruesit e Instagram kërkojnë të miratohet një ligj që markon fotot e edituara

Efekti Khloe: Përdoruesit e Instagram kërkojnë të miratohet një ligj që markon fotot e edituara

Disa javë më parë, ylli i Keeping Up With Kardashians Khloe Kardashian u kritikua për një foto që kishte postuar muaj më parë, për faktin se ajo dukej shumë ndryshe, aspak si vetja, njofton Insajderi.

Khloe Kardashian's new lockdown look called out for Photoshop fail - NZ  Herald

Nuk është sekret që editimi është një proces që shumë fotografë përdorin për të arritur efektin e dëshiruar të përsosjes, dhe ndërsa njerëzit e rregullt bëhen profesionistë përmes telefonave të tyre, ata gjithashtu kanë adoptuar metoda të ngjashme. Kohët e fundit, megjithatë, duket se ndikuesit po shfaqen më shumë CGI (imazhe të gjeneruara në kompjuter) sesa reale.

Tashmë shumë njerëzve u ka ardhur në maje të hundës ekspozimi ndaj fotografive që nuk janë të vërteta.

Twitter është duke gumëzhirë nga lajmet se një ligj i propozuar në Mbretërinë e Bashkuar mund të kërkojë të famshëm që përdorin platformën e mediave sociale për të etiketuar fotot e tyre të edituara.

Kjo mund të provojë të jetë një pengesë për personazhet e famshëm dhe ndikuesit e mediave sociale që përdorin aplikacione për redaktimin e fotove për të përmirësuar postimet e tyre për të shitur produkte dhe për të marrë më shumë pëlqime.

Sipas postimit, “Anëtar i Parlamentit: Fotot e edituara në Instagram po ushqejnë një krizë të shëndetit mendor sepse ato po krijojnë një përceptim të deformuar të bukurisë”.

Në këtë kohë, nuk ka asnjë përditësim të ligjit të propozuar. /Insajderi.com

Burimi: BET