Egjiptianët nuk e duan një Izraelite në rolin e “Kleopatrës”

Egjiptianët nuk e duan një Izraelite në rolin e “Kleopatrës”

Planet për një film të ri në lidhje me Kleopatrën kanë shkaktuar polemikë akoma pa filluar xhirimet.

Roli i sundimtares të famshme egjiptiane do të luhet nga aktorja izraelite Gal Gadot, e njohur më shumë për aktrimet e saj në Hollywood të Wonder Woman.

Njoftimi ka çuar në një grindje mediat sociale me disa që pretendojnë “zbardhjen kulturore”, ku aktorët e bardhë portretizojnë njerëz me ngjyra.

Disa kanë thënë që roli duhet të shkojë në vend të një aktoreje arabe ose afrikane.

Kleopatra rrjedh nga një familje e lashtë Greke e sundimtarëve – dinastia Ptolemeu. Ajo lindi në Egjipt në vitin 69 dhe drejtoi mbretërinë e Nilit kur ishte një shtet klient i Romës./Insajderi.com.