Ekskluzive: Ganggang Entertainment hapë studio edhe në Kosovë – video

Ekskluzive: Ganggang Entertainment hapë studio edhe në Kosovë – video

Reperi i famshëm shqiptar Fero si duket e ka marrë shumë seriozisht punën e label-it  të ri Ganggang Entertainment.

Ai kohë më pare pati njoftuar për këtë label dhe pati ftuar të rinjtë që kanë pasion dhe talent për muzikën, të dërgojnë projekte në mënyre që njëri nga ta të fitoj të drejtën të nënshkruaj me Ganggang Entertainment.

Fakti që reeri po punon dhe jeton në Berlin të Gjermanisë, ka bërë që ai të mos jetë shumë prezent në Kosovë.

Mirëpo këto ditë reperi gjendet në Kosovë ku dhe po punon në hapjen e studios së re, me një ekip të madhe ku përfshihen emra si Endrit Rrahmani, regjisor i shumë videove dhe bashkëpunëtorë i  Feros në shumë projekte, Egzon Ramizi producent, e të tjerë.

Ganggang Entertainment studion e re në Kosovë do ta hapë me datën 1 mars dhe që nga kjo datë do të fillojnë angazhimet dhe krijimet muzikore.

Duke u bazuar në famën dhe krijimtarinë e reperit pritet që Ganggang Entertainment të jetë një label shumë i suksesshme.