
Sonte (e diel) po mbahet nata finale e Festivalit të 58-të të Radio Televizionit Shqiptar, festival ky i cili e jep biletën për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.
E vetëm pak minuta më parë në këtë skenë është ngjitur për herë të parë edhe këngëtarja e lindur në Fier të Shqipërisë, por që karrierën muzikore e ka nisur në Greqi, Eleni Foureira, shkruan Insajderi.

© RTSH – Eleni Foureira duke performuar
Ajo ka marrë emër kudo në Evropë fal pjesëmarrjes në Eurovison ku edhe ka arritur të rrëmbej çmimin e dytë në këtë festival të madhe evropian.
Foureira ka perfomuar disa nga këngët e saj më të mira, duke e lënë krejt në fund “Fuego-n”. Pas përfundimit të performancës është ndalur për t’i thënë disa fjalë.

© RTSH – Eleni Foureira duke performuar
Ajo ka përshëndetur nënën dhe gjyshin e saj të cilët thotë se po e shikojnë nga Vlora, derisa ka shpjeguar se sa krenare është që është shqiptare.
“Jam shumë krenare të jem shqiptare” – ka thënë Foureira e emocionuar, derisa ka kënduar edhe disa rreshta të këngës “Në një portokalle”.

© RTSH – Skena kur u performua “Fuego”
Kujtojmë që për këtë natë mes 12 këngëve dhe këngëtarëve finalistë, do të përzgjidhet edhe fituesi i Festivalit të Këngës në RTSH, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës, i cili për vitin 2020 do të mbahet në Hollandë.
/ © Insajderi – Review /
Shikoni perfomancën e saj më poshtë: