Elgit Doda publikon foton e parë me të birin e porsalindur

Producenti Elgit Doda dhe këngëtarja Klea Huta u bënë prindër për herë të parë në fillim të këtij muaji.

Dyshja kishin qenë shumë privatë për lidhjen e tyre, martesën e tyre në Marok, e më pas edhe për shtatzëninë, duke e konfirmuar atë vetëm në muajt e fundit, njofton Insajderi.

Por kur djali i tyre erdhi në jetë, ata dhanë lajmin në llogaritë e tyre në Instagram, duke zbuluar se i vogli quhet Krid.

Ndonëse Elgiti ka disa ditë që është bërë baba, ai është ambientuar me statusin e tij të ri. Gjatë ditës së djeshme, ai postoi edhe foton e parë me bebushin, Krid, teksa ai po e ushqente me biberon.

View this post on Instagram

🍼🍼

A post shared by PRØDSTAR (@elgitdoda) on

Portreti i bebushit nuk shihet, sepse dyshja gjithnjë zgjedhin të jenë diskretë – por se sa të lumtur janë ata, po e ndajnë vazhdimisht me ndjekësit e tyre. /Insajderi.com