Këngëtarja korçare, Eli Fara, si e ftuara speciale e Ardit Gjebreas në “E Diela Shqiptare”, në një intervistë të tipit tête-à-tête, rrëfeu si rrallë herë njohjen me ish-bashkëshortin që në moshë të re dhe arsyet që çuan deri tek divorci, njofton Insajderi.
Dyshja marrin nga një gotë verë të kuqe, dhe aty këngëtarja nisë rrëfimin e saj, kur në moshën 17 vjecare u takua për herë të parë, me atë që më vonë do ishte bashkëshorti i saj.
“Unë isha në shkollën e mesme dhe studioja për kanto dhe merrja pjesë në aktivitete kulturore. Shumë shpesh isha për prova në pallatin e kulturës dhe aty kalonin djem çapkënë korçarë. Njëri prej tyre sigurisht që m’u qep keq, nuk shpëtova dot”.
Kjo do të ishte edhe hera e parë që këngëtarja do të përjetonte emocionet e para të dashurisë. “Unë u dashurova duke parë vetëm pamjen. Simpatik, çun shumë simpatik”, thotë ajo.
Në atë moshë të re, tani këngëtarja e kupton mirë, se ajo nuk mendoi për të ardhmen që mund të kishte me djaloshin korçar.
“Nuk mendoja për të tjerat sepse isha adoleshente, nuk më interesonte se kishte një shkollë, profesion apo çfarë punonte, apo se çfarë bënte në jetë”, u shpreh Fara.
Jo shumë do të kalonte, dhe familja e këngëtares e kuptoi se ajo po takohej me dikë dhe sigurisht nuk e pritën aspak mirë.
“Unë isha 17 vjeçare, shumë shpejt familja e mori vesh që unë po dilja me dikë dhe u bë një shqetësim, tërmet i madh”, vazhdon këngëtarja që në atë kohë jetonin të gjithë si një familje me madhe, me kushërinjtë.
Në një mbledhje të madhe familjare ku po diskutoj për të ‘bëmën’ e saj, nga krenaria e tepërt, ashtu siç e thotë këngëtarja, ajo u ndje e turpëruar dhe e fyer, e në atë moment ajo kishte vendosur të iktë nga shtëpia, nëse djali do të tregohej i gatshëm.
Dhe ashtu u bë, çuni korçar pranoi dhe çifti i ri tashmë do të jetonin bashkë, ku shumë shpejt këngëtarja do të përplasej me realitetin e vërtetë. Marrëdhënia në çift dhe jeta bashkë shoqërohej me debate dhe mospajtime të shumta.
Për çiftin e ri e të martuar që u bekuan edhe me një vajzë në jetë, Marinën, më e keqja akoma nuk kishte ardhur.
Teksa këngëtarja vazhdonte të punonte si një mësuese e shihte dita ditës që personi që kishte në krah nuk ishte i duhuri.
“Ish-i ishte një nga çunat më çapkën, më çapkën se ç‘duhej në Korçë e kështu edhe shokët. Kjo gjë i çoi në një tragjedi shumë të madhe sepse ishin grupe çunash që konkurronin me njëri tjetrin kush ishte më i fortë. Ndodhi që shokun e ngushtë të ish-it e vranë”, tregon Fara.
Aso kohe kjo ishte një stuhi goxha e madhe me të cilën duhej të përballeshin. Ajo qëndroi me bashkëshortin mes gjyqesh e qyqesh që zgjatën shumë. Fara kujton që në gjyqin e parë që u mbajt, diku pas gjashtë muajsh nga tragjedia, i gjithë qyteti kishin dalë para gjykatës, kuriozë të dinin se çfarë do të ndodhë.
Prindërit e këngëtares, gjatë gjithë kësaj kohe ishin të mendimit që vajza e tyre duhej të kthehej në shtëpi. Ndërkohë, procesi gjyqësor, vazhdoi për rreth një vit e gjysmë, dhe përkundër të gjitha përpjekjeve për të ulur dënimin e bashkëshortit të saj, në fund një verdikt u mor.
Së bashku me vajzën, ajo kishte shkuar në burg, ku dhe i kishte thënë që do të ndahej, gjë për të cilën ajo nuk hasi në kundërshtim.
Këngëtarja më pas si një nënë e vetme, kishte vendosur të shihte vetëm jetën e saj, të vazhdonte punën si mësuese dhe u zhvendos në një apartament të caktuar nga shteti, sepse ligji thoshte kështu për çdo grua që divorcohej. /Insajderi.com