Elita Rudi habit të gjithë kur tregon se cila ishte dhurata e parë që ka pranuar nga Gjiko

Elita Rudi habit të gjithë kur tregon se cila ishte dhurata e parë që ka pranuar nga Gjiko

Elita Rudi ishte e ftuar në emisionin Prive, si mysafire e Liberta Spahiut.

Ajo në këtë emission ka treguar shumë gjëra private, e mes tjerash edhe për takimin e parë më bashkëshortin e saj, Gjikon.

Elita tha se takimi i tyre i parë kishte ndodhur në vitin 2016, kur ajo shkoi për ta intervistuar atë në prapaskenat e një koncerti.

“Në fillim nuk doja ta takoja, e kam shtyrë disa herë takimin. Nuk mendoja se do më jepte atë energji që më dha. Në takimin e parë kemi mbetur 8 orë bashkë”, ka thënë Elita.

Elita i befasoi të gjithë kur tregoi se dhurata e parë për të nga Gjiko ishte një ngjyrë e flokëve, me dëshirën e tij që ajo të kthehej në brunem, sepse nuk i pëlqente kur ishte bionde./Insajderi.com