21 shkurti i vitit 2019 bekoi çiftin Elita Rudi dhe Asdren Gjikolli me fëmijën e tyre të parë. Në jetë erdhi një djalë që ia lanë emrin Zëri, njofton Insajderi.
Që nga atëherë, të dy prindërit kanë ndarë fotografi e video të bukura të vogëlushit që po rritet. Ai madje për pak muaj do të behët një vëlla i madh. Gjiko dhe Elita do të mirëpresin në jetë një vajzë.
Mirëpo ekspozimi kaq publik në rrjete sociale ka edhe anën e saj negative. Nuk janë të paktë ndjekësit që shpërndajnë negativitet e kritika të pabaza në mesazhet private të të famshmëve. Kjo nuk përbën ndryshim as për Elitën, e cila së fundmi pranoi një mesazh që kritikonte zgjedhjen e emrit të të birit.
“Ju andej nga Shqipëria vendosni emra palidhje, Zëri, Ajka, etj. Nuk mendoni për të ardhmen e fëmijës sesi mund të tallen të tjerët”, shkruhet në mesazh.
Ndërkohë që moderatorja zgjodhi t’i përgjigjet, e kësaj here shumë publikisht dhe me dashamirësi.
“Zonjë e dashtun, pastë gjithmonë shëndet djali yt Noi. Por mos bëj dert për Zërin dhe Ajkën se do e mbajnë me krenari emrin e tyre shqiptar. Puthje!”, iu përgjigj moderatorja. /Insajderi.com