Elita Rudi ishte ëndërr e bërë realitet për vjehrrën e saj

Elita Rudi ishte ëndërr e bërë realitet për vjehrrën e saj

Si fillim kjo është një histori e bukur e raportit nuse-vjehërr.

Moderatorja, Elita Rudi festoi dje ditëlindjen dhe vjehrra i ka dedikuar urimin më të bukur, që çdo nuse do ta kishte zili, njofton Insajderi.

“Nusja jonë e bukur Elita sot feston ditëlindjen. I urojmë jetë të gjatë dhe të lumtur me shëndet, duke i thënë që e duam shumë”, ka shkruar vjehrra e Elitës, Lirije Gjikolli, në një postim në llogarinë e saj në Instagram.

E me kaq nuk duket se u mjaftua, Lirija ku më pas ndau edhe një dedikim special në InstaStory, për vajzën e ditëlindjes, Elita Rudi.

“Një shoqëri si asnjë tjetër që prej fillimit. Një lidhje që rrjedh nga thellësia e zemrës sime. Nuk ka mënyrë tjetër për ta thënë, ishte një ëndërr e bërë realitet u bëre nusja ime”, shkruhej në imazhin që ajo kishte ndarë. /Insajderi.com