
Zëri është rritur aq sa të nisë rrugëtimin e tij më të rëndësishëm në jetë, por jo vetëm. Këtë Shën Valentin ai i bëri dhuratën më të bukur mami Elitës – na fal Gjiko.
Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo ndau një fotografi të një kartoline që ai i kishte uruar.
“Urime Shën Valentini mami. Të dua”, shkruan në kartolinën që ajo postoi në Instagram.
Së shpejti, Zëri do të bëhet vëllai i madh sepse shumë shpejt në jetë do të vie edhe një tjetër fëmjë.
Elita është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe prindërit po presin një vajzë. /Insajderi.com