Elita Rudi tregon për eksperiencën e saj me COVID-19 gjatë shtatzënisë

Elita Rudi tregon për eksperiencën e saj me COVID-19 gjatë shtatzënisë

Më 3 mars, Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë. Ajo solli në jetë një vajzë të shëndetshme, që i lanë emrin Bota, njofton Insajderi.

Në disa postime në llogarinë e saj në Instagram, Elita zbuloi se ishte babai ai që i la emrin vajzës.

Ndër të tjera, ajo zbuloi se ishte infektuar me COVID-19, sa ishte akoma shtatzënë. Një nga ndjekësit e pyeti atë, “E ke kaluar coronavirus-in?

Ajo tha se e kishte kaluar gati një muaj para se të lindte, dhe se këto zgjedhje votoi nga shtëpia.

“Po e kam kaluar 3-4 muaj para se të lindja, dmth votova nga shtëpia shkruan ajo”.

Ndërsa, ajo më tej sqaroi se nuk kishte pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore dhe zhvilloi simptoma të lehta si humbje të nuhatjes dhe shijes. /Insajderi.com