
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, aktorja, Eliza Dushku ndau me ndjekësit lajmin se është shtatzënë, njofton Insajderi. Me një palë bikini të kaltra ku shihet barku i rrumbullakosur, ajo shkrun:
“Mama për herë të dytë. Peter dhe B. [djali i saj] sa ju dua”.
View this post on Instagram
Eliza dhe bashkëshorti i saj Peter Palandjian janë prindër të një djali, Philip Bourne, i cili erdhi në jetë në fillim të gushtit të vitit 2019.
Ata u martuan në gusht të vitit 2018, në një ceremoni të fshehtë. Peter Palandijan është president i “Intercontinental Real Estate Corporation” me qendër në Boston, kompani që është themeluar nga i ati. /Insajderi.com