Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, e ka humbur babain.
Shefet Hoxha ka ndërruar jetë të enjte, raporton Insajderi.com
Lajmi është konfirmuar vëllai i Elizës, Fatosi.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot me datë 19.08.2021 ndërroi jetë Babai, Gjyshi dhe i dashuri ynë Shefqet Hoxha”
“Njoftojmë familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë dashamirët se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e Prishtinës në Arbëri (Dragodan) me ikindi në ora 16:30”, ka shkruar Fatos Hoxha në Facebook.
Eliza Hoxha ishte këngëtare para se t’i hynte politikës. Por, me profesion është arkitekte.
Ajo ka treguar gjithmonë nëpër intervista për frymëzimin që e ka marrë nga babai, tashmë i ndjerë. /Insajderi.com