Ellen DeGeneres planifikon t’i japë fund emisionit televiziv

Ellen DeGeneres planifikon t’i japë fund emisionit televiziv

Moderatorja në një intervistë për New York Times foli për të ardhmen e emisonit  “Ellen”.

Ellen DeGeneres tha se kishte rinovuar kontratën vetëm kohët e fundit por po mendon nëse duhet të tërhiqet apo jo.Ajo shtoi se mori këshilla kontradiktore nga i vëllai Vance DeGeneres dhe gruaja e saj, Portia de Rossi, por vendimi nuk është i lehtë.

“Portia mërzitet kur vëllai më thotë që të mos ndaloj,”-u shpreh  DeGeneres. “Ajo mendon se jam një aktore e shkëlqyer dhe se kjo shfaqje nuk është e duhura për kreativitetin tim.” Ndërsa shton se bashkëshortja e këshillon se fundi i emisionit nuk është fundi i karrierës së saj, ndërsa i vëllai Vance i ka kërkuar të vazhdojë me emisionin “Show Ellen DeGeneres” e cila  ka fituar 57 Emmy nga debutimi i saj në 2003.