
Prezantuesja amerikane, Ellen DeGeneres ka testuar pozitive për virusin COVID-19, njofton Insajderi.
Lajmin e dha vetë ajo me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter, dhe thotë se fatmirësisht nuk ka simptoma rigoroze të virusit, përkundrazi po ndjehet shumë mirë.
Po ashtu ajo u tregua e përgjegjshme që të njoftonte të gjithë njerëzit me të cilët ka qenë në kontakt se ka testuar pozitive.
Gjithashtu ajo po tregohet shumë e kujdesshme që të ndjekë të gjitha rregullat tani që ka kontraktuar virusin.
Si përfundim ajo u kërkon të gjithë ndjekësve të saj të kujdesen për shëndetin. /Insajderi.com