Ellen DeGeneres hyri në llogarinë e saj në Instagram për të ndarë gjendjen e saj shëndetësore me ndjekësit pasi njoftoi se kishte dalë pozitive për Coronavirus javën e kaluar, njofton Insajderi.
Ajo ndau një video nga shtëpia ku thotë se po ndjehet 100 për qind mirë përveç një simptome torturuese.
“Një gjë të cilën nuk na kanë treguar, është se të kapë një dhimbje torturuese e shpinës”, thotë ajo. “Nuk e dija si simptomë, por fola me disa njerëz… Kush e dinte?”
View this post on Instagram
Megjithëse Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve nuk rendisin dhimbjen e shpinës në mënyrë specifike si një simptomë COVID-19, “dhimbjet e muskujve ose trupit” janë një nga simptomat e sëmundjes.
Shenja të tjera treguese të Coronavirusit janë ethe ose dridhura, kollë, gulçim, lodhje, dhimbje koke, humbje e re e shijes ose erë, dhimbje fyti, rrjedhje hundësh, të përziera ose të vjella dhe diarre. /Insajderi.com