Elton Deda ironizon me vendimin e qeverisë për mbylljen e klubeve

Elton Deda ironizon me vendimin e qeverisë për mbylljen e klubeve

Kantautori i famshëm nga Shqipëria, Elton Deda, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka ironizuar me vendimin e qeverisë për mbylljen e lokaleve të natës gjatë pandemisë Covid-19.

Ai ka thënë se ndoshta tash muzikantët duhet të mbajnë koncertet dhe performancat e tyre prej orës 8 mëngjesit deri në 10, ku bashkë me performancën do ta shijojnë kafen e mëngjesit.

“Kevin Kaceli sapo më dha një mendim të vyer. Ne muzikantët, t’i bëjme Live-t tona nga ora 8 e mëngjesit deri ne 10. Në këtë mënyrë shijohet kafja e mëngjesit përsëmbari. Faleminderit të gjithëve që do na mbështesni në këto orare”, ka thënë këngëtari në postimin e tij./Insajderi.com