Festivali i RTSH-së në këtë edicion të 58-të do të vërë përballë shumë emra të njohur të muzikës shqiptare. Por në mesin e artistëve që do të konkurrojnë çmimi i parë po diskutohet se do të ndahet midis Elvana Gjata dhe Arilena Ara.
Pikërisht për këtë u diskutua edhe në emisionin “Aperi Fest” programi që zbulon prapaskenat e festivalit por edhe intervista ekskluzive me këngëtarët ku moderatori Eni Shehu ka pasur të ftuar astrologen e njohur Meri Shehu, i cili në bazë të shenjave të horoskopit e ka pyetur këtë të fundit se kush ka më shumë mundësi të shpallet fitues këtë vit.
E teksa shpesh është folur dhe lakuar për Arilenën dhe Elvanën, si dy pretendente për t’u shpallur fituese, Meri ka dhënë faktet e saj astrologjike për dy këngëtaret e mesa duket fati qenka në krahun e ujorit, Elvana Gjatës.
Sipas Merit, ky ka qenë vit me fat për shenjën e ujorit andaj gjasat që Elvana të shpallet fituese sipas Merit janë të lartë ndërsa sa i përket Arilenës, gaforre në horoskop, nuk është fare momenti i tyre i triumfit.