Këngëtarët e njohur, Yll Limani dhe Elvana Gjata, janë mjaft aktiv në skenën muzikore.
Kësaj here dyshja kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim muzikor.
Xhirimet e këngës kanë përfunduar para disa ditësh, dhe projekti pritet të publikohet këtë të shtune.
Projekti i fundit muzikor nga Elvana është “Loti”, që në kanalin Youtube numëron 9.4 milionë klikime.
Ndërsa, kënga e fundit e Yllit është “A m’ki rrejt”, e cila ka 2.8 milionë klikime në Youtube./Insajderi.com