![Elvana Gjata emocionon të gjithë me reagimin e saj pas tërmetit](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/11/Elvana-Gjata-730x440.png)
Këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata ka ndjekur hapin e shumë prej kolegëve të saj të cilët kanë reaguar pas tërmetit të fuqishëm që ka goditur Shqipërinë në orët e para të kësaj të marte.
Ajo në llogarinë e saj publike në “Instagram” ka bërë publik një imazh ku shihet flamuri kuq e zi në pjesë të plasaritura duke tentuar kështu ta lidhë me ngjarjen e kobshme të sotme, shkruan Insjaderi.
MOS E HUMBISNI > Shikon edhe intervistën ekskluzive me reperin serb, Aki Aki
Këngëtarja ka shkruar se këtë ngjarje shqiptarët do ta kujtojnë gjatë gjithë jetës derisa ka këshilluar të gjithë se në momente të tilla duhen të jenë sa më pranë njëri-tjetrit.
![](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/11/elvanagjataaaa_72655632_468350443797283_1986711905808827647_n-730x452.jpg)
© Elvana Gjata [instagram]
ZHUTAT e ‘kallin’ studion e emisonit ‘Review’ – diçka të tillë s’iu ka rënë të shihni më parë
Kujtojmë që nga ky tërmet që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (e marte) deri më tani është konfirmuar se kanë ndërruar jetë 18-persona dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë por nuk është raportuar për dëme materiale.
/ © Insajderi /