
Elvana Gjata dje përformoj këngën e saj “Me tana”, në edicionin e 58-të festivalit të këngës në Rtsh.
Qe kur u bë e ditur qe Elvana do të jetë pjesë e këtij festivali u përfol shumë që ajo do të jetë fituese e këtij festivali me ç’rast edhe do ta përfaqësoj Shqipërinë në Euro Sogn.
Paraqitja e Elvanes mori shumë komplimente, por nuk munguan as kritikat për koreografi, e diçka tjetër qe ra në sy ishte edhe veshja e saj.
Elvana duket se ka ndryshuar stilin e veshjes në shkallë të madhe, e si duket Loredana ka qenë frymëzim për veshjen e saj.
Stili i Elvanes ngjan thuajse 100% me atë të Loredanes, qe nga ngjyra e veshjes, stili, e madje deri edhe te varësja me kryq.
Loredana njihet për stilin e saj unik, veshjet e saj çdo herë ka qenë ndryshe nga pjesa tjetër e estradës qofte shqiptare apo gjermane.
E ky stil i veçantë i Loredanes duket se po frymëzon edhe këngëtar të tjerë, e sidomos ata shqiptar.
Loredana sapo ka lansuar video klipin e këngës se re “Mit Dir”, këngë e cila po pritet mjaft mirë nga fansat e saj.