Elvana Gjata ‘mollë sherri’ e masakrës në Bllok?- Flet gazetari

Elvana Gjata ‘mollë sherri’ e masakrës në Bllok?- Flet gazetari

A ishte apo jo Elvana Gjata “molla e sherrit” për masakrën që ndodhi në një prej lokaleve në zonën e ish-Bllokut?

Kjo është pyetja që i pushtoi të gjitha mediat pasi që atë natë këngëtarja shqiptare ndodhej në lokal së bashku me të dashurin, pak çaste para përplasjes me armë.

Nga ngjarja ndërroi jetë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj me Eljon Haton, ndërsa Ervin Mata, Fabio Allushi dhe Mervjol Bilo janë në kërkim.

Artan Hoxha, gazetari investigativ, tregoi se autori i vrasjes është pjesëtar i Komandove në Forcat e Armatosura dhe ka realizuar qitje profesionale në kokë dhe gjoks.

Në një intervistë për “Report TV”, ai u pyet edhe për lidhjen e këngëtares në këtë ngjarje dhe nëse është ajo arsyeja që nisi e gjitha.

“Motivi i ngjarjes nuk është aq i thjeshtë, do duhet kohë të kemi një motiv të saktë”, u përgjigj gazetari.