Që nga shpërthimi i pandemisë coronavirus ka pasur supozime e mite të pabaza.
Ajo që ka bazë shkencore është se dezinfektuesi shkatërron patogjenin që shkakton virusin. Por të injektohet në trupin e njeriut, siç edhe kishte propozuar Trump, është ide qesharake dhe tejet e rrezikshme.
“Dhe atëherë unë e shoh dezinfektuesin ku ai e zhduk [virusin] brenda një minute. Një minutë. Dhe a ka ndonjë mënyrë që të bëjmë diçka të tillë, me injeksion brenda?, pati propozuar Trump-i për të gjithë hulumtuesit e fushës, “Kështu që do të ishte interesante ta hulumtonin më tej”. (via BBC)
Për dallim nga Trump, të paktën ‘këshilla’ e Mihrije Brahës u bë me një ton humori.
Në llogarinë e saj në Instagram, ajo pati postuar një kolazh fotografish, ku shihet teksa dezinfekton ushqimin e saj me alkool. “Kujdes po, panik jo”, pati shkruar këngëtarja në postimin e saj.
Duhet theksohet se këto ‘këshilla’ janë shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Injektimi i dezinfektuesit apo edhe dezinfektimi i ushqimit, rrezikon helmim me metanol, që në shumicën e rasteve rezulton në fatalitet.
Këshilla e Tump dhe shakaja e Mihrijes nuk duhet të merren asesi LITERALISHT! /Insajderi.com