Emina Çunmulaj bën 22 orë rrugë drejt vendlindjes vetëm për të votuar ‘shqip’

Emina Çunmulaj bën 22 orë rrugë drejt vendlindjes vetëm për të votuar ‘shqip’

Ditën e sotme në Mal të Zi po mbahen Zgjedhjet Parlamentare, njofton Insajderi.

Edhe këtë periudhë të vështirë për të udhëtuar, shumë shqiptarë udhëtuan drejt vendlindjes për të dhënë votën e 30 gushtit, e ndër ta edhe modelja shqiptare, Emina Çunmulaj e cila erdhi nga SHBA dhje, vetëm e vetëm për të votuar.

“Hajde, vëllezër e motra…koha është tani. Të gjithë së bashku në vota për numër 10”, ishte thirrja që modelja vazhdimisht kishte bërë në rrjetet e saj sociale.

Pas votimit, modelja ka bërë një apel prekës duke ju drejtuar të gjithë shqiptarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e votimit, siç bëri vetë kur mori rrugën e udhëtimit 22 orësh vetëm për të qenë prezente ditën e zgjedhjeve. /Insajderi.com