Ish-modelja, Emina Çunmulaj që së fundmi vizitoi Malin e Zi dhe Shqipërinë ka marrë një vendim sa i përket rrjeteve të saj sociale.
Ndërsa disa të famshëm çaktivizojnë llogaritë e tyre për t’u rikthyer në pak javë, Emina ka ndërmarrë një hap tjetër.
Çunmulaj është aktive në llogarinë e saj në Instagram dhe të gjithë ndjekësit e saj mund ta kontaktojnë, mirëpo ajo do vendosë se kur do të shoh mesazhet sepse ka ndalur të gjithë njoftimet, njofton Insajderi.
Është kjo në mënyrë e modeles që të kontrollojë dëshirën që të shohë çdo ‘të re’ në mediat e saj sociale.
“Çaktivizimi i njoftimeve të mia. Unë zyrtarisht i kam fikur të gjithë njoftimet në telefon. Gjithçka mund të presë por koha ime nuk mundet”, shkruan ajo.
Si një përdorues i mediave sociale, gjithçka duket e pafajshme. E shihni një njoftim të ri, dikush ka reaguar në postimin tënd dhe ti duhet ta shohësh. Midis numrave të mëdhenj të kuq dhe tingujve të pandërprerë të njoftimeve, së shpejti e shihni veten duke zhvendosur fokusin tuaj nga ajo dhe kush ka më shumë rëndësi në pajisjen që gumëzhit në dorën tuaj. Pesë minuta shpejt bëhen 30, të cilat lehtë mund të kalojnë në një orë e më pas disa orë.
E kështu si Emina Cunmulaj do të kuptoni që rrjetet sociale po ju grabisin kohën e vlefshme dhe vëmendjen tuaj.
Si përfundim: Çaktivizimi i njoftimeve të mediave sociale lejon që telefoni juaj të funksionojë si një mjet për ju sesa ta lini atë t’ju kontrollojë ju dhe kohën tuaj. /Insajderi.com