Nga një vajzë e thjeshtë fshati nga Malësia e Malit të Zi, modelja Emina Çunmulaj përveçse gjeti sukses në SHBA, ajo gjeti edhe dashurinë e jetës, biznesmenin iranian, Sam Nazarian, njofton Insajderi.
Udhëtimet e saj drejt Malit të Zi janë të përvitshme – madje edhe në kohë pandemie, ajo arriti të jetë prezente në vendin e saj gjatë zgjedhjeve për të votuar.
Para katër javësh, ajo kishte publikuar një fotografi në një livadh të madh. Në postimin e saj ajo shkruan se do t’i mungojë kjo tokë, por mezi pret të kthehet dhe të shohë shtëpinë e saj të ndërtuar aty, njofton Insajderi.
“Do të na mungojnë shëtitjet tona të përditshme në fusha, por mezi presim që të kthehemi dhe të shohim shtëpinë tonë të bukura në këtë fushë”, kishte shkruar ajo në postimin e saj në Instagram.
Dhe tani dalëngadalë, gjithçka ka filluar të konkretizohet, gjë të cilën modelja e ndau me të gjithë ndjekësit e saj, duke theksuar edhe traditat e familjes së saj. Kur nisë ndërtimi i një shtëpie, vendosin pak ar, dhe më vonë një gosti e madhe për të gjithë ata që kanë punuar gjatë ditës.
“Ngadalë, ëndrra ime po realizohet, të kem shtëpinë time në fshatin tim të lindjes. Dhe traditat kanë qenë në traditën e familjes time për mijëra vjet. Pak ar në themelin e shtëpisë dhe sigurisht, një qengj i pjekur për të gjithë njerëzit e palodhur që po bëjnë magji me duart e tyre”, shkroi ajo në postimin e saj. /Insajderi.com