Ka kohë që nuk kemi parë vogëlushet e ish-modeles Emina Çunmulajt, në llogarinë e saj në Instagram ku numëron më se 344 mijë ndjekës, njofton Insajderi.
Edhe ato herë që postimet e saj përfshijnë vajzat, ajo kujdeset që të mos shfaqë fytyrat e tyre. E së fundmi e ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan” në Top Channel, ajo zbuloi arsyen. Si një nga protagonistet e puntatës së parë, ajo është pyetur pikërisht lidhur me këtë temë.
Emina është shprehur se ka shumë komente jo dashamirëse që i drejtoheshin vogëlusheve të saj Ella dhe Mia.
“I bëj block atyre që komentojnë gjëra negative për fëmijët e mi dhe kjo është një nga arsyet përse nuk i postoj më. Nuk e dua këtë energji negative në familjen time”.
Si rrjedhojë llogaria e saj në Instagram ka ndryshuar përmbajtje, me ish-modelen që publikon foto të veta, të vendeve që viziton, kauzave që ajo mbështet dhe momente romantike me bashkëshortin, Sam Nazarian.
Kohëve të fundit ajo udhëtoi drejt Malit të Zi prej edhe nga vjen me dy vogëlushet e saj, për të qenë prezentë në ditën e zgjedhjeve të vendit. /Insajderi.com