Emma Watson po heq dorë nga aktrimi?

Emma Watson po heq dorë nga aktrimi?

Alarm i rrejshëm! Ndonëse këtë javë kanë qarkulluar thashetheme se Emma Watson po pensionohet nga aktrimit, menaxheri i saj ka mohuar fjalët, njofton Insajderi.

Në një deklaratë për Entertainmet Weekly, ai tha, “Llogaritë e Ema-s në rrjetet sociale janë të fjetura por karriera e saj jo”.

Në bio të Instagram-it të aktores 30-vjeçare thuhet gjithashtu, “Faqja zyrtare e Ema-s në Instagram aktualisht është në gjumë dhe nuk po përditësohet”.

Gjithashtu u raportua se Watson po tërhiqej për pak kohë për të kaluar më shumë kohë me të fejuarin e përfolur Leo Robinton, me të cilin thuhet se është në lidhje që nga viti 2019. /Insajderi.com