Schitt's Creek, Succession dhe Watchmen ishin fituesit e mëdhenj në Çmimet Emmy të këtij viti, të cilat u mbajtën virtualisht mes pandemisë së Coronavirusit.

Schitt’s Creek fitoi nëntë çmime – duke thyer rekordin e Emmy-t për shumicën e fitoreve në një sezon të vetëm për një komedi.
Succession mori çmimin kryesor të natës, si seriali më i mirë dramë, si dhe aktorin më të mirë për Jeremy Strong.
Seriali i HBO gjithashtu fitoi çmime në kategoritë e dramës për skenarin më të mirë dhe regjinë më të mirë gjatë ceremonisë virtuale.
Pas disa vjetësh, fansat patën mundësinë të shohin ribashkimin e disa prej aktorëve të kastit të serialit tejet të suksesshëm të viteve të 90-ta, “Friends”.
Lisa Kudrow, Jennifer Aniston and Courteney Cox will always be there for us! The #Friends‘ stars made a surprise appearance at tonight’s #Emmys. 👏👏👏 (📷: Courtesy Academy of Television Arts & Sciences | ABC Entertainment) https://t.co/FeckWBXper pic.twitter.com/1m1OBhaCBx
— ABC7 Eyewitness News (@ABC7) September 21, 2020
Zendaya hyri në histori me një fitore surprizë për aktoren më të mirë të dramës, duke u bërë fituesja më e re ndonjëherë në atë kategori. /Insajderi.com
More #Emmys history tonight! At 24, @Zendaya is the youngest person to win for Lead Actress in a Drama Series! pic.twitter.com/AVUzIqyckH
— Television Academy (@TelevisionAcad) September 21, 2020
Burimi: BBC