Emrat e njohur shqiptar bëhen së bashku për nder të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut

Emrat e njohur shqiptar bëhen së bashku për nder të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut

Gjithë kombi shqiptar krenohet me emrat e tyre në botë dhe Dua Lipa, Ermal Meta, Inva Mula, Olen Çezari, Ramë Lahaj, Genc Tukiçi, Eno Peçi, Elhaida Dani, Lorik Cana dhe Erza Muqolli do të mblidhen bashkë për një koncert.

Artistët e famshëm shqiptarë do të mblidhen më 19 nëntor në orën 20:30, në Teatrin Argentina në Romë për një  shfaqje madhështore. Si rrallëherë ata po mblidhen për një koncert kombëtar në nder të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Skënderbeut.

Ishte tenori Ramë Lahaj ai që njoftoi lajmin në  rrjetin social “Instagram” duke shkruar: “Tok së bashku për Skënderbeun”/Insajderi.com

View this post on Instagram

Tok së bashku për Skënderbeun ? Together for Skenderbeg ❤️ 19.11.2018! Teatro Argentina. Rome, Italy 20:30h Në kuadër të vitit MBARËKOMBËTAR TE SKENDERBEUT , me kërkesë të kreut të Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, Znj. Majlinda Dodaj, Papa Françesku do të takojë përfaqësues të popullit shqiptar në Vatikan, të cilët do të shoqërohen nga autoritet e larta të Qeverise shqiptare dhe nga liderit e të gjitha besimeve fetare. Gjithashtu të pranishëm do të jenë edhe artistë shqiptarë me famë botërore. Pas takimit me Papën koncerti madhështor " Të Bashkuar në kujtim të Skënderbeut".—————————————————————————-While we are celebrating a Year of Skanderbeg, at the request of the head of the Albanian Diplomatic Mission to the Holy Seat, Mrs. Majlinda Doda, Pope Francis will meet representatives of the Albanian people in Vatican, who will be accompanied by the highest officials of the Albanian Government and leaders of all religious beliefs. Also at this event present will be the most famous Albanian artists. After meeting with the Pope, the grand concert will follow, named "United in memory of Skanderbeg". #albania #tirana #kosovo #prishtina #scanderbeg #nationalhero #dualipa #ramelahaj #invamula #erzamuqoli #ermalmeta #instagram #lorikcana

A post shared by Ramè (@ramelahaj) on